Search
Tuesday, September 02, 2014 ..:: Cefalea-dhimbja e kokes ::.. Register  Login

 DHIMBJA E KOKES: CEFALEA

 

Dhimbja e kokes eshte nje simptome e perbashket e shume semundjeve. Ka mundesi te kemi vetem dhimbje koke pa asnje shenje tjeter dhe dhimbja ne keto raste eshte pak domethenese.

Kur ne kemi dhimbje koke, ndjesia mund te jete e ndryshme si pulsuese, shpuese ose edhe djegie. Kjo ndjesi mund te jete e perqendruar ne nje zone te caktuar apo edhe e shperndare ne te gjithe koken.

Per te gjetur shkakun e cefalese, duhet te lokalizojme vendin e saj, momentin kur ajo fillon, natyren e saj dhe ne te njejten kohe te kerkojme te kuptojme nese ajo vjen e vetme apo e shoqeruar me simptoma te tjera.
Kujdes: Konsulto mjekun ne te gjitha rastet por sidomos ne ato raste kur:
1-     Dhimbja e kokes shoqerohet me ngurtesim te qafes, humbje e mundshme e vetedijes, paralize apo humbje e ndjeshmerise.
2-     Dhimbje koke e shoqeruar me te perzjera dhe/ose te vjella ne mengjes.
Tipe te ndryshme dhimbje koke:
1-     Cefalea nga tensioni: Ajo shpesh perqendrohet ne pjesen prapa kokes dhe rrezaton ne drejtim te qafes. Mund te jape nder te tjera dhe ndjesine e nje fashe tek balli. Vjen pas nje stresi apo nje periudhe mbilodhjeje. Relaksimi apo analgjeziket e thjeshte jane pergjithesi te mjaftueshem ne kurimin e saj.
2-     Cefalea me temperature: Shpesh eshte simptome e ftohjes apo gripit. Nese dhimbja lokalizohet ne balle dhe rritet nese perkulemi perpara apo eshte e perqendruar ne pjesen e siperme te mollezave dhe rritet sa here ne mbyllim nofullen atehere shkaku mund te jete sinuziti. Nese rezulton e veshtire perkulja e kokes perpara nga nje ngurtesim i qafes dhe nga dhimbja e kokes e gjithashtu nuk durohet drita e forte atehere ekziston rreziku i nje meningiti per te cilin duhet nje konsulte e shpejte me mjekun.
3-     Cefalea si pasoje e nje traume cerebrale: Kjo lloj dhimbje koke eshte e shoqeruar mbi te gjitha me lodhje dhe nauzea dhe mund te jete shenje e nje hemorragjie cerbrale.
4-     Cefalea me ulje te aftesise per te ecur dhe humbje vetedije: Nese ka humbje te vetedijes, mund te jete shenje e hemorragjie cerebrale apo dhe embolie. Duhet konsultuar shume shpejt mjeku.
5-     Cefalea periodike, veshtiresi shikimi dhe nauzea apo te vjedhur: Cefalea ne kete rast mund te jete migrene. Shpesh shume pjesetare te nje familje jane subjekt i sulmit te migrenes, sepse kjo lloj dhimbje koke mund te jete e trashegueshme. Dhimbja shpesh eshte e limituar ne nje krah te kokes. Personi qe eshte subjekt eshte me te vertete i semure dhe shpesh nuk mundet madje edhe te punoje. Kriza mund te vazhdoje edhe 1 ose 2 dite. Migrena ne pergjithesi lehtesohet nese personi shtrihet ne nje vend me erresire, te qete dhe te fresket. Migrena mund te provokohet edhe nga disa ushqime si psh: cokollata apo vera.
6-     Cefalea rreth syve: Dhimbja e kokes e cila lokalizohet rreth syve, per shembull kur subjekti lexon, qep apo ben ndonje aktivitet tjeter i cili kerkon nje sforcim te te parit, mund te jete rrjedhoje e nje ulje te vezhgimit apo nje drite te pamjaftueshme.
7-     Dhimbje ne sy apo prapa tij: Kjo lloj cefaleje mund te jete shenje e nje glaukome te mundshme.
8-     Cefalea, nauzea dhe te vjella ne mengjes: Kjo lloj dhimbje koke mund te jete rrjedhoje e marrjes me teprice te pijeve alkolike nje nate me pare, por nese simptomat perseriten pa shkak mund te jete edhe nje shenje e nje tumori cerebral.
KESHILLA NE RASTET E DHIMBJES SE KOKES.
Duke hequr rastet e cefaleas se rende, dhimbja e kokes mund te lehtesohet duke marre antiinflamatore apo analgjezik nga goja. Ne rastet kur personi vuan nga gastriti apo ulcera gastrike eshte me mire te evitohen keto ilace dhe te preferohet paracetamoli i cili eshte me pak i demshem per stomakun.
Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2014 by DotNetNuke Corporation