Search
Wednesday, April 23, 2014 ..:: Cajra Mjeksore ::.. Register  Login
CAJRAT MJEKESOR

1.CAJ SENA

Rekomandohet ne trajtimin e kontipacionit (kapsllekut) duke nxitur jashteqitjen, lehteson sherimin e hemorroideve dhe fissurave anale. Efekti i tij laksativ shfaqet pas 10 deri 12 ore.Perdoret nje gjysme luge (gjelle) me gjethe me nje gote uje, zihet dhe kullohet. Ky trajtim nuk duhet vazhduar per me shume se dy jave, dhe duhen bere minimumi dy jave nderprerje, para se te fillohet nje kure e dyte.

2.CAJ TRENDAFILI I EGER

Trendafili i eger permban vitaminen C. Rrit rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve gripit, ndalon diarrenë tek fëmijët, forcon sistemin imunitar, ndikon pozitivisht ndaj problemeve të rrugëve të sipërme të frymëmarjes, përdoret në acarimet e rrugëve urinare, e dobishme ndaj dhimbjeve të reumatizmës, zbut dhe largon krimbat nga zorrët, pastron gjakun, efektive në trajtimin e hemorroideve.

Perdorimi : Në 1 gotë me ujë që valon (ose xhezve) (150-200ml) hidhet 7-8 kokrra fruta të thara të trendafilit të egër, uji lihet të vlojë për 5-10 minuta. Hiqet nga zjarri dhe lihet edhe 5 minuta në qetësi, kullohet dhe mund të pihen 2 gota të tilla gjatë ditës.

3.CAJ GJETHE ULLIRI

Caji me gjethet e ullirit perdoret ne obezitet, si anti-mikrobial, anti-oksidues dhe per forcimin e imunitetit.

Perdorimi: 2 luge (supe) me bimen ziejne ne 3 gota uje. Caji pihet gjate dites.

4.CAJ KAMOMILI

Qeteson sistemin nervor qendror, largon gazrat, qetëson dhimbjet e zorrëve, të stomakut, përdoret kundër diarresë, kundër infeksioneve urinare, në mjekimet lokale të lëkurës, në djegie.

Perdorimi: Një lugë supe kamomili hidhet në një gotë me ujë të valuar, lihet 5-10 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet. Për fëmijët hidhet një lugë (kafeje) me lule.


5.CAJ BORONICE

Boronica ka permbajtjen me te larte te antioksidanteve dhe Vitamines C. Ndihmon ne ruajtjen e elasticitetit te eneve te gjakut dhe parandalimin e pllakave arteriale, forcon imunitetin, vepron kunder infeksioneve, diarrese dhe permireson aktivitetin mendor dhe motor te organizmit.


6.CAJ MALI

Ka veti antimikrobiale, anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Ndihmon ne parandalimin e shume semundjeve te traktit respirator si gripi, bronkiti, tuberkulozi, kanceri etj

7.CAJ UVAURSI

Ndihmon ne tretjen e gureve urinare, mbron prostaten, rruget urinare dhe fshikzen e urines nga infeksionet.

8.MELLAGA

Qeteson kollen dhe astmen bronkiale, lufton infeksionet ne rruget urinare dhe ne zorre, ndalon diarrene dhe tek femijet.

Perdorimi: Ne dy gota caji me uje te ngrohte, hidhen 2 luge gjelle me bimen. Lihet 5-6 ore, pastaj caji pihet gjate dites.

9.CAJ AGULICE

Perdoret ne rastin e bronkiteve per nxjerrjen e sekrecioneve dhe per trajtimin e emfizemes pulmonare, nxites i urines, luftues i etheve dhe dhimbjeve te kokes, per problemet e tretjes, dhimbjet e kyçeve dhe gripin.

Mënyra e përdorimit: Merret një lugë e vogël nga bima e tharë dhe shtohet në një gotë ujë të vluar, mbulohet dhe lihet për 10-15 minuta, pastaj filtrohet dhe pihet para ngrënies, dy herë në ditë.

10.CAJ LULE SHTOGU

Përdoret për stimulimin e urinimit, largimin e lëngjëve të tepërta nga trupi, për shërimin e sëmundjes së sheqerit si dhe për pastrimin dhe ripërtëritjen e gjakut.

Çaji nga lulet e shtogut përdoret për shërimin e ftohjeve, kollës, gripit, sëmundjes fillestare të mushkërive, tështitjes së madhe, frymëmarrjes së vështirësuar, dhe për të gjitha sëmundjet reumatike.


11.BAR BLETE

Ka veti qetesuese ndaj neurozes, stresit dhe depresionit, kunder pagjumesise dhe lodhjes nervore, largon fryrjen dhe gazrat ne zorre, permioreson punen e melcise, temthit, stomakut, rregullon neurozat kardiake dhe lehteson dhimbjet e migrenes dhe marramendjen.

Perdorimi: Në një enë hidhet 1 lugë (e mesme) Melissa Officinalis/Bar Blete, përvëlohen me 1 gotë ujë të valuar, ena mbyllet me kapak dhe lihet në qetësi 10 minuta. Kullohet dhe gjatë ditës mund të pihen 3-5 gota të tilla para ose pas buke.


12.SHEREBELA

Përdoret kundër djersitjes së tepruar, shton qumështin e nënave me femijët në gji, përdoret kundër diarresë sidomos kur kjo shoqërohet me dobësim të muskulaturës së zorrëve, përdoret në trazira nervore, në marramendje, në gjendje ligështimi, normalizon crregullimet e tretjes në sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë, si antiseptik në formë gargare në acarimet e zgavrës së gojës dhe në hemorragjitë e mishrave të dhëmbëve, sherebela tek femrat ka veprim estrogjen prandaj përdoret për lehtësimin e fekondimit (të rënies shtatzanë). Rregullon dhe lehtëson menstruacionet.

1 lugë gjelle me bimën hidhet në 1 gotë ujë të sapovaluar; mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Pihen 2 doza të tilla në ditë. I njëjti çaj mund të përdoret për gargarë.

Bima nuk përdoret për një kohë të gjatë.


13.LULE BLIRI

Ul temperaturen e larte, djersiten, kunder te ftohtit dhe kolles, sedativ, qetesues nervor, kunder semundjes se veshkave dhe te fshikezes urinare, permireson crregullimet e stomakut dhe veshtiresine e tretjes, qeteson dhimbjet e kokes, gjendrat tiroide, melçine, lekuren, dhimbjet e kyçeve, rrudhosjen, pullat e lekures.

Mënyra e përdorimit: Merret një lugë e vogël nga gjethet e thara dhe shtohet në një gotë ujë të vluar, mbulohet dhe lihet për 5-10 minuta, pastaj filtrohet dhe pihet 2-3 herë në ditë.



14.CAJI JESHIL

Vitet e fundit gjate disa studimeve jane zbuluar vetite e jashtezakondeshme kunder plakjes dhe kunder kancerit te cajit jeshil. Kjo eshte vene re sidomos ne vendet si Japonia dhe Kina te cilet kane nje konsum siper normales se vendeve europiane te cajit jeshil dhe kane nje perqindje te ulet te semuresh me tumor .
Keshtu, perqindjet e tumoreve ne gjoks, zorre, lekure, ezofag, pankreas dhe stomak ne keto vende jane teper te ulta nder personat qe konsumojne kete caj.
Po ne keto studime u vu re qe fumatoret japonez te cilet konsumonin caj jeshil duket sikur kishin nje mbrojtje kunder kancerit ne mushkeri. Interesant eshte fakti qe ne boten e industrializuar japonezet kane numrin me te madh te fumatoreve e gjithashtu numrin me te ulet te te prekurve nga tumori i mushkerive.
Kjo aftesi e cajit vjen fale perberesve te tij qe perfshijne: karotenoid, klorofile, vitamine C, vitamine E, Mangan, Kalium e Zink.
Ekspertet jane dakord qe jane disa perberes te tjere ne vecanti qe furnizojne perfitimin me te madh per shendetin tone: Ato jane POLIFENOLET. Keto molekula kane veti te medha anti-oksiduese.

Cfare tjeter mund te beje caji jeshil?

Historikisht caji jeshil eshte perdorur per te korrigjuar semundje te tilla si: alergjia, astma, kolera, rrufa, skuqja e syrit, kolla, depresioni, diarrea, problemet me tretjen, lodhjen dhimbjen e kokes, hepatitet dhe tifon.
Ne Kine ilacet e prodhuara me polifenolet e cajit jeshil jane perdorur per trajtimin e hepatitit, nefritit dhe leucemise.
Caji jeshil mund te eleminoje bakteret. Marrja me ushqimin mund te reduktojne rrezikun nga helmimi, mund te eleminoje bakteret e gojes qe shkaktojne kariesin dhe eren e rende te gojes.
Efektet deodorante te gjetheve jane te njohtura per kohesh pradaj perdoret gjeresish edhe si deodorant.
Caji jeshil reprimon viruse te ndryshme, perfshire ketu ate te hepatit dhe, se fundi ne universitetin e Nagoya, Japoni, eshte treguar qe mund te bllokoje nje enzime e cila perdoret nga virusi HIV per riproduksionin e tij.
Kunderindikimet

Perdorimi i tepert i tij mund te shkaktoje irritabilitet ( permban kafeine) dhe mund te perkeqesojne ulceren gastrike.
Personat qe vuajne nga pagjumesia duhet ta evitojne perdorimin e tepert te tij (mund te perdoret 1 gote ne dite), ndersa ata me hipertension duhet ta konsumojne nen kontrollin e mjekut.


Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2014 by DotNetNuke Corporation