Search
Friday, September 19, 2014 ..:: Azatril 250 mg ::.. Register  Login
Enter Title Minimize

AZATRIL

AZITROMICIN

8 KAPSULA 250 mg                                     978 Lek

Shurup 100mg/5ml                                        495 Lek

Shurup 200mg/5ml                                        831 Lek

Perberja:

Nje kapsule permban;

Substanca aktive Azithromycine dihydrate, ekuivalente me Azythromycinen baze 250mg.

Substance ndihmese; laktoze e pa uje, niseshte gruri, stearat magnezi, lauril sulfat natriumi, xhelatine.

 

Veprimi:

Azatrili eshte nje produkt antibakteror nga grupi i makrolideve. Ai perngon formimin e proteinave ne murin qelizor dhe asgjeson bakteret, shkaktar te infeksioneve.

 

Indikimet:

Azatrili indikohet per mjekimin e infeksioneve, te shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshem ndaj antibiotikut si;

-infeksione te rrugeve te siperme (inflamacione akute te sinuseve dhe veshit te mesem, tonsilit/faringit) dhe te poshteme (bronkite, perkeqesim akut i bronkitit kronik,disa lloje pneumoni) te frymemarrjes;

-infeksione te lekures dhe te indeve te buta (erisipele, impetigo dhe piodermi sekondare, stade i pare i semundjes Lyme);

-infeksione seksualisht te transmetueshme-uretrit dhe cervicit,te shkaktuara nga Chlamydia trachomatis dhe gonokoket;

-ulcere dhe inflamacione kronike te mukozes gastrike dhe duodenale,per crrenjosjen dhe asgjesimin e Helybakter pyloris.

 

Kunderindikimet:

Azatrili nuk aplikohet ne mbindjeshmeri ndaj azitromicines ose antibiotikeve te tjere makrolide dhe ndaj substancave ndihmese te perfshira ne formen medikamentoze.Eshte e nevojshme te njotoni mjekun tuaj per alergjit ekzistuese.

 

Perkujdesjet ne perdorimin:

Ne rast se shfaqen te kruajtura,skuqje dhe ekzantema mbi lekure, veshtiresi ne frymemarrje eshte e nevojshme te nderpritet marrja e medikamentit dhe ti drejtoheni per keshille mjekut tuaj, sepse keto mund te jene shfaqje te mbindjeshmerise. Ne raste te tilla nese eshte e nevojshme mjeku juaj do tju rekomandoje mjekim. Azatrili si mjetet tjera antibakterore mund te coje ne shfaqjen e te ashtuquajturit kolit pseudomembranor, i cili shfaqet me diarre te renda dhe kerkon mjekim te pershtatshem, si perfuzionim i tretesirave elektrolite e te tjera dhe aplikim i mjeteve antibakterore.

 

Paralajmerimet e posacme:

Azatrili aplikohet me kujdes ne te semuret me semundje te melcise dhe te veshkave. Nuk ka kufizime per aplikimet e tij ne persona ne moshe te avancuar.

 

Aplikimi ne grate shtatzena dhene periudhen e ushqyerjes me gji.

Aplikohet ne grate shtatezena vetem ne rastet e domosdoshmerise absolute,sepse nuk ka te dhena te sigurta klinike per padeshmerise se tij per fetusin dhe te porsalindurin. Gjate mjekimit eshte e domosdoshme te nderpritet ushqyerja me gji, sepse mund te shkaktoje efekte te padeshirueshme serioze tek femija m gji. E informoni mjekun tuaj nese jeni shtatzene ose ne periudhen e ushqyerjes me gji.

 

Te dhenat per substancat ndihmese:

Ne perberjen e produktit si substance ndihmese eshte niseshteja e grurit, qe ne personat me enteropati glutenike mund te coje ne diarre dhe perkeqesim te semundjes.

 

Informacioni per perdorimin e drejte

Dozimi dhe menyra aplikimit:

Doza ditore, skema e mjekimit dhe kohezgjatja e tij caktohen nga mjeku juaj.

-infeksione te rrugeve te siperme dhe te poshteme te frymemarrjes dhe infeksione te lekures dhe indeve te buta (me perjashtim te eritemes migrans ne semundjen Lyme)-2 kapsula njeheresh ne dite ne vazhdim te tre diteve me rradhe;

- eritema migrans ne semundjen Lyme – 4 kapsula njeheresh ne dite ne diten e pare te mjekimit;nga dita e dyte deri;

-infeksione seksualisht te transmetueshme -4 kapsula njeheresh ne uretrite dhe cervicite jogonokoke; ne uretrite dhe cervicite te shkaktuara nga gonokoket 8 kapsula;

-ulcere dhe duodenite kronike per asgjesimin e Helicobakter pylori- 4 kapsula njeheresh ne dite ne vazhdim te tre diteve te shoqeruara meamoksiciline ose metronidazol ne vazhdim te 7 diteve dhe omeprazol ose produkte te tjera te ngjashme ne vazhdim te 7 diteve me doze te shkaktuar nga mjeku.

Doza ditore azatril aplikohet si doze e vetme 1 ore para ose 2 ore pas ngrenies.

FEMIJET

Ne moshen feminore doza e pershtatshme eshte 10mg/kg peshe ne diten e parenjeheresh dhe nga 5mg/kg peshe gjate 2-5 ditet e ardhshme.Rekomandohet perdorimi i azatril suspension peroral.

Ne rast se nuk keni marr nje doze ne kohen e caktuar duhet ta beni ate menjehere.

 

Reaksionet e padeshirueshme medikamentoze

Perdorimi i azatrilit zakonisht tolerohet mire. Nga here mund te  shfaqen crregullime gastrointestinale-te perziera, te vjella, dhimbje ne bark, diarre; reaksione alergjike-ekzantema, te kruajtura.

Ne raste te rralla mund te vihen re fryrje dhe gazra ne bark, crregullime ne traktin tretes, verdheza, rrahje te shpejtuara te zemres, dhimbje ne gjoks, dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje e lehte, rritje e tregueve te enzimave te melcise  dhe ndryshime klimtare ne formulen e gjakut. Gjate mjekimit me azatril ne raste te rralla mund te vihen re rreaksione alergjike. Ne disa raste ato mund te shfaqen edhe pas nderprerjes se aplikimit te produktit qe i detyrohet jetes se tijte gjate ne organizem. Nese shfaqen reaksionet e padeshirueshme te permendura me lart ju lutem informoni mjekun.

 

 


Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2014 by DotNetNuke Corporation