ILACET DHE NDERVEPRIMI ME USHQIMIN
Ilacet kane substance qe nderveprojne me trupin e njeriut ne menyra te ndryshme; dieta dhe stili i jeteses mund te influencojne shume mbi efikasitetin e nje ilaci.
Disa ushqime, pijet, alkoli, kafeina, dhe cigaret mund te veprojne me substancat qe qenden ne ilace. Kjo mund te provokoje efekte si te rrezikshme ashtu dhe te demshme. Kur ne marrim ilace per kete arsye duhet te ndjekim me vemendjen me te madhe keshillen e mjekut apo farmacistit per te marre nga ilaci efikasitetin me te madh me rrezikun me te vogel.
Efekti i nje ilaci pas nderveprimit me ushqimin, alkolin, kafeinen mund te jete domethenes dhe eshte ne vartesi te dozes, moshes, peshes, seksit, dhe gjendjes shendetesore.
Studimi per te cilin do flasim, permban te gjitha nderveprimet e mundeshme ndermjet ilaceve dhe ushqimit, alkolit, kafeines etj, por qe gjithsesi nuk duhet te zevendesoje keshillen e mjekut apo farmacistit tuaj.
Eshte e rendesishme te kujtojme qe shume ilace mund te nderveprojne me ilace te tjera dhe mund te provokojne edhe probleme serioze.
1. ALERGJITE
Anti-histaminiket perdoren per te lehtesuar simptomat e rrufes, teshtiturit dhe fenomeneve te tjera alergjike. Veprimi i tyre eshte te limitoje apo bllokoje lirimin e histamines qe leshohet nga organizmi si pergjigje e ekspozimit ndaj substancave qe provokojne reaksione alergjike. Keto ilace mund te provokojne pergjumsi me intensitet te ndryshem.
ANTIHISTAMINIKET.
SHEMBUJ:
Klorfenamina maleato
Difenidramina kloridrato
Loratadina
Cetirizina kloridrat
Astemizolo
Nderveprimi me ushqimin: eshte mire qe anti-histaminiket te merren me stomak bosh per te rritur efikasitetin e tyre.
Nderveprimi me alkolin: Disa anti-histaminike mund te rrisin pergjumjen. Kujdes! ne perdorimin e tyre kur te ngisni makinen etj…
2.ANALGJEZIKET/ANTIPIRETIKET- Jane ilace qe trajtojne dhimbjen, temperaturen dhe inflamacionin.
PARACETAMOLI:
Nderveprimi me ushqimin: Per nje lehtesim te shpejte te dhimbjes apo temperatures, ilaci merret me stomak bosh sepse prania e ushqimit ngadalson thithjen e paracetamolit.
Nderveprimi me alkolin: Evito apo limito perdorimin e alkolit pasi, mund te rrise rrezikun e demtimit te melcise apo ate te hemorragjise ne stomak.
ANTI-INFLAMATORET JO STEROIDE (FANS)- Reduktojne temperaturen, dhimbjen dhe inflamacionin.
SHEMBUJ:
ACID ACETIL SALICILIK – ASPIRINA
IBUPROFENI
NAPROKSENI
KETOPROFENI
NEBUMETONE…
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Keto ilace mund te irritojne stomakun, eshte e preferushme te merren me ushqim ose me qumesht.
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito apo limito perdorimin e alkolit pasi perdorimi kronik i tij mund te rrise rrezikun e demtimit te melcise ose hemorragjise se stomakut.
Apirina e veshur me cipe (e quajtur edhe tamponuar) eshte e preferuar ndaj asaj normales (pa cipe) per nje rrezik me te vogel ne provokimin e hemorragjise ne stomak.
KORTIKOSTEROIDET : Reduktojne enjtjen dhe kruajtjen dhe ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve me alergjine, reumatizmin.
SHEMBUJ:
METILPREDNISOLON
PREDNISON
PREDNISON ACETAT
NDERVPRIMI ME USHQIMIN: Perdoren me ushqim ose me qumesht per te parandaluar demet ne stomak.
ANALGJESIKET NARKOTIK: Shiten vetem me recete te mjekut. Veprojne mire ne format e dhimbjes akute. Kodeina mund te perdoret per te qetesuar refleksin e kolles. Merret me kujdes dhe vetem sipas keshilles se mjekut sepse mund te japin vartesi dhe efekte dytesore serioze ne qofte se merren ne menyre te gabuar.
SHEMBUJ:
KODEINA, KODEINA ME PARACETAMOL
MORFINE SULFAT
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito perdorimin e alkolit pasi rrit efektin sedativ te ketore ilaceve. Kujdes edhe ne perdorim per shoferat e mjeteve.
AZMA
BRONKODILATANTET: Perdoren ne trajtimin e sintomave te azmes bronkiale, bronkitit kronik dhe enfizemes. Keto ilace veprojne duke favorizuar fluksin e ajrit ne mushkeri duke permiresuar keshtu respiracionin.
SHEMBUJ:
TEOFILLINA
SALBUTAMOLI
EPINEFRINA – ADRENALINA
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Efekti i ushqimit tek ilacet me baze teofillinen mund te jete i ndyshem. Keshtu vaktet shume te yndyrshme mund te rrisin perqendrimin e teofillines ne trup, ndersa vaktet me shume karbohidrate mund ta ulin perqendrimin.
NDERVEPRIMI ME KAFEINEN: Duhen evituar pijet qe permbajne kafeine (cokollata, kola, caji, kafeja) pasi bronkodilatantet gojor dhe kafeina, stimulojne sistemin nervor.
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Duhet evituar alkoli nese merren ilace me baze teofillinen pasi, mund te japin nausea, te vjellta, dhimbje koke, irritacion.
PROBLEMET KARDIOVASKOLARE: mjekimet per problemet kardiovaskolare jane te shumta, ato nderhyjne ne kontrollin e presionit te gjakut, angines, ritmit cardiak, kolesterolit te larte. Keto ilace mund te kombinohen mes tyre per nje efekt me optimal. P.sh: B-bllokuesit mund te trajtojne hipertensionin, anginen apo dhe aritmine.
Disa nga klasat e ilaceve kardiovaskolare jane:
DIURETIKET
Diuretiket ndihmojne ne eleminimin e ujit, natriumit dhe kriprave te tjera nga trupi.
SHEMBUJ:
furosemidi
triamterene dhe hidroklortiazidi
hidroklortiazidi
bumetamide
metolazone
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Diuretiket kane nderveprime te ndyshme me ushqimin. Disa prej tyre provokojne eleminimin e kaliumit, kalciumit, magnezit. Triamtereni nga ana tjeter, nuk elemininon fare kalium, duke provokuar hiperkalemi. Teprica e kaliumit ne gjak mund te jape ritem jo te rregullt dhe palpitazione te zemres. Kur merret triamterene, duhet te evitohet ngrenia e ushqimeve te pasura me kalium si BANANE, PORTOKALLE, DHE ZARZAVATE ETJ.
B-BLLOKUESIT:
B-BLLOKUESIT ZVOGELOJNE IMPULSET E NERVAVE TEK ZEMRA DHE TE ENET E GJAKUT. KJO UL PORTATEN APO SASINE E GJAKUT DHE PUNEN E ZEMRES.
SHEMBUJ:
Atenolol
Metoprolol tartrat
Propanolol kloridrat
Nadolol
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito alkolin me propanolol kloridrat: kombinimi i tyre ul presionin e gjakut.
NITRATET
Nitratet relaksojne enet e gjakut dhe ulin kerkesen per oksigjen te zemres.
SHEMBUJ:
Isosorbit nitrati
Nitroglicerina
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito alkolin sepse mund te fuqizoje efektin vazodilatant te nitrateve dhe mund te ule presionin e gjakut rrezikshem.
ENZIMA QE KONVERTON ANGJOTENSINEN
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Ushqimi mund te ule perthithjen e Captoprilit, enalaprilit etj. Bllokuesit e ACE-s merren nje ore para apo dy ore prapa ushqimit, ato mund te rrisin perqendrimin e kaliumit (K) ne trup. Kjo rritje e kaliumit mund te jete e demshme, per kete duhen evituar dieta qe permban kalium si BANANET, PERIMET DHE PORTOKALLET.
HMG-COA BLLOKUESIT E REDUKTAZES.
Keto ilace jane te njohura ndyshe dhe me emrin STATINA. Perdoren per uljen e kolesterolit, ulin perqindjen e prodhimit te LDL (kolesterolit te keq). Disa prej tyre ulin dhe trigliceridet (yndyrnat) ne gjak.
SHEMBUJ:
Atorvastatina krip kalciumi
Fluvastatina krip natriumi
Pravastatina krip natriumi
Simvastatina
Rosuvastatina
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito pirjen e sasive te medha te alkolit qe te mos rritesh rrezikun e demtimit te melcise.
NEDEVEPRIMI ME USHQIMIN: Statinat duhet te merren me vaktin ne darke per te rritur perthithjen.
ANTIKOAGULANTET
Antikoagulantet ndihmojne ne parandalimin e koagulave te gjakut (mpiksjes)
SHEMBUJ:
warfarin kripe natriumi.
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Vitamina K prodhon substanca qe nderveprojne me koagulimin e gjakut, duke ulur efikasitetin e ketyre ilaceve. Per kete arsye duhen evituar ushqimit e pasura me vitamine k (brokoli, spinaqi, lulelaker etj). Doza te larta te vitamines E (400 IU ose me shume) mund te rrisin kohen e koagulimit dhe rrezikun e gjakuderdhjes.
Konsultoni mjekun ne rast se duhet te merrni vitmina E.
ANTIBIOTIKET DHE ANTIMYKOTIKET.
Disa keshilla te pergjithshme:
- Tregoni doktorit tuaj ne qofte se keni pasur raste te skuqjeve te lemure nga antibiotiku. Nje skuqje e lemure mund te jete sintome e nje reaksioni alergjik, te cilet mund te jene edhe teper serioz.
- Tregoni doktorit tuaj nese vuani nga diarrea.
- Tregoni nese jeni duke perdorur kontraceptive orale, pasi disa produkte antibiotike mund te zvogelojne efikasitetin e tyre .
- Kura antibiotike duhet perfunduar edhe pse mund te ndiheni me mire.
- Perdorni antibiotikun me shume uje.
ANTIBAKTERET
PENICILLINA
Disa shembuj:
Amoxicillina trihidrat
Ampicillina trihidrat
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Merren me stomak bosh nje ore para ose dy ore prapa vakteve. Nese keni probleme me stomakun merren me ushqimin.
KINOLONET
Shembuj:
CIPROFLOXACINA CLORIDRAT
LEVOFLOXACINA
OFLOXACINA
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Merren me stomak boshnje ore para apo dy ore prapa vakteve. Nese keni probleme me stomakun merren me ushqimin.
Duhet te evitohen produktet qe permbajne kalcium si qumeshti, kosi, vitaminat apo mineralet qe permbajne hekur (Fe) si dhe antiacidet pasi zvogelojne ndjeshem perqendimin e ilacit ne gjak.
NDERVEPRIMI ME KAFEINEN: Duke marre keto ilace me kafeine apo me produkte qe e permbajne kafeinen ( kafe, cola, caj, apo ciokollata) mund te rritet niveli i kafeines ne gjak.
CEFALOSPORINAT
Shembuj:
CEFACLOR MONOHIDRAT
CEDROXIL MONOHIDRAT
CEFIXIME
CEFPROZIL MONOHIDRAT
CEFALEXIMA KRIPE LIZINE
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Merren me stomak bosh nje ore para apo dy ore prapa ushqimit. Merren me ushqimin ne rastet e problemeve me stomakun.
MACROLIDET
SHEMBUJ:
AZITROMICINA BIHIDRAT
CLARITROMICINA
ERITROMICINA
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Merren me stomak bosh nje ore para apo dy ore prapa vakteve. Merren me ushqimin ne rastet e problemeve me stomakun.
SULFONAMIDET
SHEMBUJ:
SULFAMETOXAZOL DHE TRIMETOPRIM
COTRIMAZOL
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Merren me stomak bosh nje ore para apo dy ore prapa ushqimit. Merren me ushqimin ne rastet e problemeve te stomakut.
TETRACICLINAT
SHEMBUJ:
TETRACICLINA KLORIDRAT
DOXICICLINA KLORIDRAT
MINOCICLINA DICLORIDRAT.
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Ilacet merren me stomak bosh nje ore para apo dy ore prapa ushqimit. Ato merren me ushqimin ne rast problemesh me stomakun. Eshte e rendesishme te merren tetraciclinat bashke me lakticinet, antiacidet apo integratoret qe permbajne hekur (Fe), pasi keto te fundit mund te nderhyjne ne efikasitetin e mjekimit.
NITROIMIDAZOLI
SHEMBULL:
METRONIDAZOLI
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito alklolin, apo ushqime ose pije qe permbajne alkol si gjate kures ashtu dhe tre dite prapa. Alkoli ne kete rast mund te provokoje nausea, dhimbje abdominale, te vjellta, dhimbje koke.
ANTIFUNGINET
SHEMBUJ:
FLUCONAZOL
GRISEOFULVINA
KETOCONAZOL
ITRACONAZOL
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Eshte e rendesishme te evitohet perdorimi i ketyre ilaceve bashke me qumeshtin, djathin, kosin, akulloren etjapo antiacidet.
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito perdorimin e alkolit gjate kures me ketokonazol (NIZORAL) edhe per te pakten tre dite pas kures. Alkoli mund te provokoje nausea, dhimbje abdominale, te vjellta dhe dhimbje koke.
SHQETESIMET E HUMORIT
DEPRESIONI, ANKTHI.
Depresioni, paniku dhe ankthi jane disa nga shembujt e shqetesimeve te humorit. Ne perdorimin e ilaceve per trajtimin e shqetesimit te humorit eshte e rendesishme ndjekja e keshillave precize te doktorit. Duhet te merret gjithmone doza e duhur edhe pse pacienti ndihet mire, asnjhere nuk duhet te nderpritet kura me iniziative personale, pa u keshilluar me pare me doktorin. Ne disa raste duhet te pritet edhe disa jave per te pare permirsimet e sintomave.
BLLOKUESIT E MONOAMINO OKSIDASES (MAO)
SHEMBUJ:
TRANILCIPROMINA DHETRIFLUOPERAZINA
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN
Inhibitoret e MAO-s kane shume limite dietetike, dhe personat qe jane ne trajtim me keto ilace kane nevoje te ndjekin me shume kujdes orientimin e dietes dhe keshillat e mjekut.
Mund te kete nje rritje shume te shpejte dhe potencialisht fatale te presionit te gjakut, ne qofte se merren ushqime apo pije qe permbajne TIRAMINE (derivate I nje Tirozines=aminoacid), ndersa jeni ne kure me inhibitore te MAO-s
ALKOLI: Mos pi alkol, vere , apo cdo pije alkolike.
USHQIMI: Ushimet per tu evituar ne saje te perberjes me TIRAMINE jane:
Mozzarella, djathi, kosi.
Mishi i vicit, melcia e pules, salsice apo sallam, kaviar, peshk i thate.
Banane,
Groshe , ginseng, produkte me kafeine (cola, cokollate, caj, kafe).
ILACET KUNDER ANKTHIT
SHEMBUJ:
LORAZEPAM
DIAZEPAM
ALPRAZOLAM
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Edhe pse alkoli nuk ndervepron shume me keto ilace, ai gjithsesi mund te alteroje perqendrimin dhe reflekset. Personat me depression nuk duhet te pijne alkol.
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Keto ilace mund te merren si para ashtu edhe prapa ushqimit.
ANTIACIDET
Reflukset e lengut gastrik, djegia e stomakut, problemet e digestionit dhe gazrat jane teper te njohura. Trajtimi me ilace parandalon dhimbjen dhe shkaktaret qe rrisin hiperaciditetin e stomakut. Menyra e jeteses dhe dieta mund te kene nje rol te rendesishem, ne shfaqen e sintomave por edhe ne zhdukjen e tyre.
Per shembull, pirja e duhanit dhe consumi i pijeve me baze kafeine mund te perkeqesojne sintomat.
SHEMBUJ
CIMETIDINA KLORIDRAT
FAMOTIDINA
RANITIDINA KLORIDRAT
NIZATIDINA
NDERVEPRIMI ME USHQIMIN: Mund te merren si prane ashtu dhe larg vakteve te ushqimit.
NDERVEPRIMI ME ALKOLIN: Evito perdorimin e alkolit me keto ilace, ai mund te irritoje stomakun.
NDERVEPRIMI ME KAFEINEN: Produket me kafeine (cola, kafeja, cokollata caji) mund te irritojne stomakun.
MARRE NGA GioFil banca dati.