Search
Wednesday, September 17, 2014 ..:: gjaku ::.. Register  Login
Enter Title Minimize

GJAKU

Gjaku eshte i formuar nga nje pezulli qelizash speciale ne nje leng te quajtur plazma. Tek nje i rritur gjaku perben rreth 1/12 e peshes se trupit dhe korrenspondon me 5-6 litra. 55% e gjakut perbehet nga plazma ndersa 45 % nga qelizat. Gjaku luan nje numer te madh funksionesh te rendesishme. Nepermjet hemoglobines qe gjendet tek eritrocitet, ai transporton oksigjenin tek indet dhe merr prej tyre dioksidin e karbonit (CO2). Ai transporton substanca ushqimore si aminoacide, sheqerna, dhe kripera minerale dhe mbledh pjesezat e ekskretuara qe me pas do te eleminohen nepermjet filtrit renal. Gjaku transporton nder te tjera hormone, enzima dhe vitamina. Ai udheheq mbrojtjen e organizmit nepermjet fagocitozes me ane te leukociteve (rruazave te bardha), fuqise baktericide te serumit dhe pergjigjen imunitare me ane te limfociteve.

PLAZMA

Serumi apo plazma e lire nga qelizat mund te merret nepermjet procesit te centrifugimit. Plazma eshte nje leng pak bazik, me nje ngjyre karakteristike si te verdhe, eshte i perbere nga rreth 90 % uje dhe nga 10 % substance e thate.  Nente pjese te substances se thate jane te perbera nga substancat organike, ndersa nje pjese eshte e perbere nga ato inorganike.

Substancat organike te plazmes jane te formuara nga : glukoza, lipidet (kolesteroli, trigliceridet, fosfolipidet, lecitina, dhe acidet yndyrore), proteinat (globulinat, albumina, fibrinogjeni), glikoproteinat, hormonet ( gonadotropinat, eritropoietina,trombopoietina)  aminoacidet dhe vitaminat.

Substancat inorganike jane te tretuara ne formen e tyre jonike (jone pozitive dhe negative).

QELIZAT E GJAKUT

Qelizat e gjakut klasifikohen ne : eritrocite (rruaza te kuqe) dhe leukocite (rruazat e bardha). Jane te pranishme edhe trombocitet  te cilat nuk konsiderohen qeliza.

ERITROCITET (RRUAZAT E KUQE)

eritrocitet.gif

Eritrocitet jane qelizat qe perbejne numrin me te madh te qelizave te gjakut:

*    Rreth 4-6 milion / mm³.

Keto qeliza quhen edhe rruaza te kuqe. Tek njeriu si dhe tek te gjithe mamiferet eritriocitet nuk kane berthame dhe kane nje forme si nje lente bikonkave. Tek vertebroret e tjere (peshqit, amfibet, rektilet apo zogjte) ato kane berthame. Rruazat e kuqe jane te pasura me hemoglobine, nje proteine e afte te lidhet me oksgjenin ne menyre te kthyeshme, prandaj keto qeliza jane te ngarkuara te furnizojne me oksigjen indet dhe pjeserisht te rekuperojne CO₂ qe prodhohet nga indet. Pjesa me e madhe e CO₂ transportohet nga plazma, ne formen e karbonatit te tretur.

Rruazat e kuqe kane nje jete mesatare rreth 120 dite, pas perfundimit te ciklit te tyre jetesor ato mbahen nga spleni (shpretka) dhe fagocitohen nga makrofaget.

TROMBOCITET (PLLAKEZAT)

Funksioni kryesor i pllakezave ose i trombociteve eshte frenimi i humbjes se gjakut nga plaget (hemostaza). Per kete qellim ato agregohen dhe clirojne faktore te cilet nxitin koagulimin e gjakut. Nder keto faktore qe clirohen eshte dhe Serotonina e cila redukton kalibrin e eneve te demtuara dhe ngadaleson fluksin e gjakut,Fibrina e cila bllokon qelizat dhe formon koagulin qe i jep fund hemorragjise. Edhe pse kane forme si te rrumbullakosur pllakezat nuk jane qeliza te verteta. Ato kane nje diameter rreth 2-3 µm,duke qene shume me te vogla se eritrocitet. Dendesia e tyre ne gjak eshte:

*    200000-300000/ mm³.

LEUKOCITET (RRUAZAT E BARDHA)

Leukocitet ose rruazat e bardha, jane te ngarkuara me mbrojtjen e oganizmit. Ato ne gjak i gjejme ne nje numer shume me te vogel sesa rruazat e kuqe. Dendesia e tyre eshte:

*    5000-7000/ mm³ gjak.

Lekuocitet ndahen ne dy kategori: granulocitet dhe qelizat limfoide (apo agranulocitet). Termi granulocit i perket per shkak te pranise se granulave ne citoplazmen e ketyre qelizave. Keto granula jane te ndryshme ne tipet e ndryshme te granulociteve dhe na ndihmojne ti dallojme njeri nga tjetri. Keto granulocite kane nje afinitet te ndryshem ndaj ngjyruesve neutral, acid apo bazik dhe bejne qe citoplazma te ngjyroset me ngjyra te ndryshme.

Per kete arsye granulocitet  ndahen ne : neutrofile, eozinofile ( acidofile) dhe bazofile.

Ndersa qelizat limfoide ndahen ne limfocite dhe monocite.

Secili nga leukocitet gjendet ne gjak ne sasi  te ndryshme:

*    Granulocitet neutrofile 50-70 %

*    Granulocitet eozinofile 2-4 %

*    Granulocitet bazofile 0.5-1 %

*    Limfocitet 20-40 %

*    Monocitet 3-8 %

Granulocitet neutrofile jane shume aktive ne fagocitimin e baktereve dhe gjenden ne sasi te medha ne vatrat me qelb te plageve. Fatkeqsisht, keto qeliza nuk jane te afta te riaktivizojne lizozomet e perdorura ne gelltitjen e mikrobeve dhe vdesin pasi kane fagocituar disa baktere.

Granulocitet eozinofile sulmojne parazitet dhe fagocitojne komlekset antigen-antitrup.

Granulocitet bazofile leshojne substanca antikoagulante, ene-zgjeruese si histamina dhe serotonina. Megjithese kane aftesi fagocituese, funksioni i tyre primar eshte ai i prodhimit te ketyre molekulave duke bere qe ne vendin e plages te kemi nje zgjerim te eneve te gjakut. (skuqje)

                                               Linfocit.bmp

Linfocitet jane qeliza te cilat jo vetem jane te pranishme tek gjaku, por popullojne edhe organet dhe indet limfoide, ato jane te pranishme edhe tek limfa. Organet limfoide perfshijne Timusin, palcen kockore, splenin (shpretken), gjendrat limfoide, tonsillat, indet limfoide ne traktin respirator dhe ate tretes.

Limfocitet jane perberesit kryesor te sistemit tone imunitar kunder agjenteve patogjen si viruse, baktere, kerpudha, etj. Limfocitet prodhojne antitrupa te cilat i kane tek membrana e tyre. Antitrupat  jane molekula proteinike qe jane te afta te lidhen dhe te njohin molekula te huaja ne menyre komplementare te quajtura antigjene. Si te gjitha proteinat edhe antitrupat jane te kodifikuara nga gjenet. Ne baze te rikombinimit te disa gjeneve, cdo limfocit prodhon antitrupa te nje forme specifike, per kete cdo antitrup njeh vetem antigjenin e formes se tij komplementare. Edhe pse cdo limfocit eshte shume selektiv dhe mund te njohe vetem nje molekule, numri i tyre ne qarkullim eshte aq i madh sa mund te njohe te gjitha substancat qe gjenden ne organizem, si te vetat ashtu edhe ato te huaja.

Qelizat e sistemit imunitar dhe vecanerisht limfocitet, bashkeveprojne ndermjet tyre, per te aktivuar, fuqizuar, saktesuar pergjigjen imunitare. Per te arritur kete qellim ekzistojne tipe te ndryshme limfocitesh me funksione te ndryshme : limfocite T dhe B.

Kur qelizat B behen aktive, prodhohen ne menyre intensive (selektimi klonal) dhe transformohen ne qeliza plazmatike, te cilat leshojne ne qarkullim nje sasi te madhe antitrupash ( kemi te bejme me pergjigjen humorale). Antitrupat e leshuara, kur takojne mikroorganizmat qe mbartin molekula te formave komplementare (epitope), lidhen me to duke formuar disa komplekse qe i imobilizojne mikroorganizmat. Me vone disa qeliza jo specifike, por te afta te njohin antitrupat, fagocitojne keto komplekse.

Qelizat T ndahen ne tre kategori: Tc (Citotoksike), Th (Helper), Ts (Supresore)

Limfocitet Tc (Citotoksike) riprodhohen ne menyre intensive kur aktivizohen. Por ato nuk leshojne antitrupa ne qarkullim, por i nxjerrin ne membrane dhe I perdorin shpesh per te njohur qelizat e organizmit te cilat jane te infektuara nga viruset apo qelizat tumorale. Limfocitet citotoksike luftojne viruset me ane te prodhimit te perforinave, substanca qe provokojne carje te menbranes se qelizave target dhe pastaj i provokojne vdekjen me ane te carjes osmotike qe ndodh (pergjigje qelize – mediate).

Limfocitet helper jane te rendesishem per aktivizimin e limfociteve B dhe Tc te cilet, edhe pse mund te njohin agjente te jashtem nuk hyjne ne aksion ne pergjithesi pa ndihmen e linfociteve Th.

Limfocitet supresore reduktojne intensitetin e pergjigjes imunitare.

Sistemi imunitar nuk duhet te njohe si te huaja dhe te sulmoje qelizat e organizmit qe i perket. Reaksioni autoimun demton organizmin dhe mund ta dergoje deri ne vdekje. Si mundet sistemi imunitar te dalloje ndermjet qelizave te veta dhe atyre te huaja???  Pame qe limfocitet B dhe Tc qe kane njohur nje antigen nuk aktivizohen vete por kane nevojen e nje limfociti te quajtur helper Th.

Pervec qelizave T dhe B, ne gjak  dhe ne organet limfoide, gjendet nje gjenerate e trete limfocitesh qe nuk ka receptore per antigene, por qe kane funksion mbrojtes te tipit jo specifik dhe qe nuk eshte e aktivizuar nga limfocitet T helper. Keto qeliza perfaqesojne komponentin gjenetikisht me te vjeter te sistemit imunitar dhe karakterizohen kryesisht per aktivitetin e tyre citotoksik.

Per kete arsye ato quhen qeliza NK = NATURAL KILLER. Ato vrasin qeliza te infektuara, viruse, baktere, qeliza neoplazike, keto limfocite rregullojne edhe prodhimin e qelizave te tjera hematike si eritrocitet apo granulocitet.

Monocitet

                                                   Monocit.bmp

 

 

jane paraardhes te makrofageve. Jane qeliza gjaku te dimensioneve te medha. Kur arrijne pjekurine ne palcen kockore clirohen ne qarkullimin e gjakut ku rrijne rreth  24-36 ore. Migrojne pastaj ne indin lidhor, ku trasformohen ne makrofage dhe levizin neper inde. Ne prani te nje qendre inflamacioni monocitet migrojne ne menyre aktive nga enet e gjakut dhe fillojne nje aktivitet intens fagocitar. Keto qeliza prodhojne nder te tjera edhe lizozoma, interferon, dhe substanca te tjera qe modulojne funksionin e qelizave te tjera.  Makrofaget bashkeveprojne ne mbrojtjen imunitare duke patur ne membrane molekula te trupave qe kane fagocituar duke ja paraqitur keshtu qelizave me te specializuara si limfocitet Th apo B.

 



Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2014 by DotNetNuke Corporation