ILACET QE DUHET TE MBAJME NE SHTEPI
Ilacet e ndihmes se pare qe eshte e nevojshme te mbajme ne shtepi nese femija semuret nuk jane shume dhe veprimi i tyre duhet te jete i adresuar tek sintomat dhe jo mbi shkakun e e semundjes. Kjo sepse nese, duhet nje kure specifike do te jete mjeku pediater qe do ta vendosi.
Pra lind pyetja cilat ilace eshte mire te mbajme ne shtepi dhe cilat duhet te perdoren me rekomandim te pediatrit?
1. ILACE QE MUND TE PERDOREN PA REKOMANDIMIN E PEDIATRIT.
(Ilace qe veprojne mbi sintomat: mund te merren ne rast se femija ka nje sintome shqetesuese, gjithmone ne pritje qe te vihemi ne kontakt me pediatrin).
* Nje ilac antipiretik (ne rast temperature): Ai me i perdoruri eshte paracetamoli. Eshte mire te mbajme ne shtepi, si nje flakon shurup apo pikash, ashtu edhe nje kuti me supozitore: kjo sepse ne rast femija ka diarree ne te njejten kohe, eshte e preferueshme qe ilaci te merret nga goja, kurse ne rast te perzierash ose te vjelltash eshte mire qe ilaci te merret ne rruge retale apo me supozitore.
* Nje qetesues kolle: Mund ti jipet ne rast se kolla eshte e thate, e bezdiseshme dhe jep shqetesim ne gjumin e foshnjes. Duhet theksuar qe kolla gjithsesi eshte e dobishme per organizmin, i cili me ane te saj eleminon sekrecionet nga rruget e frymemarrjes. Ne rast se kolla eshte e tipit azmatik qetesuesi i saj eshte i kunderindikuar.
* Flakon me pika per rrufen: Mund te mbajme solucion fiziollogjik per te bere lavazhe te hundes, qe eshte e indikuar sidomos ne foshnjet qe akoma nuk dine te fryejne hunden. Per femijet pak me te medhenj mund te perdoren edhe pikat vazokostritore, per nje periudhe jo me shume se 4-5 dite dhe te perdoren vetem ne faze akute sepse "lirojne" hunden dhe, nese i jipen femijes para gjumin e favorizojne ate pozitivisht.
* Nje ilac kuder te vjelltave: E vjellura eshte nje sintome qe shoqeron semundje te ndryshme. Zakonisht e vjellura kalon ne menyre spontane por, nese nuk kalon dhenia e nje doze Domperidone (ilaci me me pak efekte anesore) mund te jete ne ndihme.
2. ILACE QE NUK ESHTE E NEVOJSHME TE MBAHEN NE SHTEPI
(ilace te tipit kurativ, per te cilet formulimi i diagnozes dhe pershkrimi i tyre eshte kompetencen e mjekut pediater).
Ketu hyjne natyrisht disa lloje ilacesh qe shpesh prinderit i perdorin, duke gabuar, pa degjuar pediatrin si:
* ANTIBIOTIKET: Veprojne vetem ne rast te nje semundje me origjine bakterike. Ne pediatri shumica e semundjeve eshte me origjine virale ku edhe viruset mund te japin temperature te larte, prandaj prindi duhet te rezistoje nga tentacioni per ti dhene femijes antibiotik kur ai ka temperature duke menduar se po e sheron.
* KORTIKOSTEROIDET ME ANE TE AEROSOLIT: Ka nje tendence tek prinderit ne perdorimin e ketyre ilaceve gjate semnudjeve banale te rrufes duke menduar qe dhenia me ane te aerosolit eshte me e dobishme dhe me e pademeshme. Nuk eshte keshtu: dobia e kesaj menyre eshte dimostruar vetem ne disa kushte patollogjike, dhe efektet anesore, te lidhura me shume tek dozat e teperta qe femija mund te marri, dhe jo vetem, mund te jene jo pak te rendeshishme.
*ANTIINFLAMATORET: Nuk sherojne nga semundjet as parandalojne perkeqesimin e gjendjes se femijes ne rast rrufe, dhimbje fyti, kolle etj... Ne vecanti nuk duhet perdoret asnjehere ASPIRINA tek femijet, pervec atyre rasteve qe pershkruhet nga pediatri: mund te shkaktoje kompilikacione tek melcia apo edhe truri.
* PIKA PER VESH: per dhimbjen e veshit me mire te perdoret paracetamoli i cili ka edhe veti kunder dhimbjes. Kjo pasi ne rast te shpimit te timpanit ( qe ndodh shpesh ne rastet e otiteve akute) pikat ne vesh mund te jene te demeshme.