KUJTESE PER PERDORIMIN E ANTIBIOTIKEVE
-
Antibiotiket jane barna shume te fuqishem qe kerkojne vemendje dhe zbatim rigoroz te rregullave te perdorimit.
-
Antibiotiket pershkruhen vetem nga mjeku dhe nuk duhet te perdoren me iniciativen e pacientit ose me keshilla te cilido.
-
Antibiotiket nuk kane asnje efekt mbi semundjet me natyre virale, si rrufa apo gripi. Perkundrazi ne keto raste mund te kene nje efekt negativ perderisa ato lodhin me kot melcine dhe veshkat.
-
Perdorimi jo rigoroz dhe i tepruar i ben mikrobet rezistente ndaj tyre. Per kete shkak kalohet detyrimisht te perdorimi i antibiotikeve me te fuqishem, me te kushtueshem dhe me me shume efekte dytesore.
-
Ne asnje menyre nuk duhet te nderpritet kura me antibiotike edhe neqoftese shenjat e semundjes jane zhdukur. I semuri duhet te respektoje dozat dhe oraret ne menyren me te perpikte ashtu sic i ka caktuar mjeku.
-
Antibiotiket duhet te shoqerohen gjithmone me vitamina te grupit B me fermente laktike per te mbrojtur floren intestinale.
-
Temperatura eshte sintome, nuk eshte semundje. Eshte mbrojtje e natyrshme e organizmit. Perpara se te merren antibiotiket duhet kuptuar origjina e saj.
Asnjehere nuk duhen marre antibiotike qe jane perdorur per nje semundje qe pacienti e ka kaluar edhe nje here tjeter. Eshte e nevojshme qe ai te kosultohet gjithmone me mjekun.