Reaksionet allergjike, rregullat per ti parandaluar.

Nga allergjia nuk mund te sherohesh perfundimisht por mund te besh shume per te parandaluar fenomenet allergjike apo per te lehtesuar sintomat, duke pasur kujdes:
NE SHTEPI. Ambjentet ku jetohet duhet te ajrosen shpesh. Duhen hapur dritaret ne mengjes pasi ne kete periudhe shktaret e allergjise jane me pak aktiv.Ku eshte e mundur eshte mire te vihen ne pune depuratoret apo kondicioneret qe pastrojne ajrin nga tymi apo nga pollinit dhe nga pluhurat. Nese eshte e mundur mund te eliminohen tapetet apo moketet te cilet mbledhin shume pluhur.
NE RRUGE. Eshte mire te evitohen shetitjet ne parqe apo vende te tjera te hapura ku ka perqendrim te madh te pollinit.
PER SPORTISTET. Per ata qe jane alergjike eshte mire te evitojne stervitjet ne ambjente te hapura ne kohen kur celin lulet, dhe duhet te preferojne palestrat e mbyllura. Eshte e rendesishme te mos evitohen aktivitetet sportive, pasi sporti eshte nje mbrojtje e mire, pasi permireson aftesine respiratore dhe permireson qarkullimin e gjakut, e per me shume lufton shume mire stresin.
NE MAKINE. Gjate udhetimeve me makine mbani dritaret e mbyllura, ndizni ajrin e kondicionuar mundesisht. Natyrisht eshte e rendesihsme te mos pini duhan ne makine.
KAFSHET SHTEPIAKE. Te kesh nje qen apo nje mace ne shtepi nuk eshte gjithmone sinonim i alergjise. Ato perfaqsojne gjithesesi nje burim rreziku sepse qimet e tyre mund te permbajne gjithmone pollini, prandaj duhet te kihet gjithmone parasysh higjena ditore e tyre. Dhe e gjithe ambjentit te shtepise, ku eshte e dobishme psh: fshesa me korrent. Sidomos ne muajt qe shkojne nga marsi deri ne shtator.
KUR MUND TE VAKSINOHEMI? Shume persona alergjike vendosin te vaksinohen. Ekzistojne shume forma: me injeksion, me pika, ose spray per hundet. Ne cdo rast duhet kerkuar mendimi i alergologut. Vaksinimi nuk mund te behet per grate shtatezana dhe tek femijet nen tre vjeç.
NE TAVOLINEN E NGRENIES. Duhet te kihet kujdes te evitohen ushqimet qe perbejne rrezik alergjik si kakao, frutat ekzotike etj.Duhet te kihet kujdes edhe per ushqimet qe ermbajne glutamat, benzoat, tartrazina apo nitrat, Ne pergjithesi mund te thuhet qe rezultojne pak te tolerueshem dolcifikantet, ekzaltuesit e shijes, dhe antioksidanet.
NE QYTETET E MEDHA. Alergjite akute mund te shkaktohen jo vetem ne afersi te kopshteve me lule, dhe zmogu apo tymi i cigareve favorizojne fenomenet akute te alergjise. Pollinit ngjiten me particellet e zmogut dhe te tymit dhe me ane te frymemarrjes bejne qe bronket te jene te ekspozuara ndaj rrezikut.
PUSHIMET.. Rekomandohen te behen me shume ne det sesa ne mal, pase ne det polinit jane me pak prezent.