Search
Wednesday, September 17, 2014 ..:: SEMUNDJET QE PREKIN TRAKTIN E SIPERM RESPIRATOR ::.. Register  Login
SEMUNDJET QE PREKIN TRAKTIN E SIPERM RESPIRATOR Minimize

SEMUNDJET QE PREKIN TRAKTIN E SIPERM RESPIRATOR

Ftohja

E ftohura e zakonshme shkaktohet nga infeksioni me nje nga llojet e Rhinoviruseve. Shperhapja behet nepermjet sperklave te ajrit dhe kontakti i afert me personat e prekur. Pas nje periudhe inkubacioni prej 12 oresh deri ne 5 dite simptomat kryesore jane: dobesi, temperature e lehte, acarim fyti dhe rrjedhje e  ujshme nga hundet e cila behet mukopurulente pas pak ditesh. Trajtimi eshte zakonisht simptomatik.

Sinuziti

Sinusitis eshte infeksion i nje prej sinuseve paranazale (maksilare, frontale ose etmoidale) dhe mund te komplikoje nje rinit alergjik ose nje infeksion te traktit te siperm respirator (te shkaktuar nga edema e mukozes ose bllokimi i nje ostiumi). Infeksionet akute shkaktohen zakonisht nga Pneumokoku ose Haemophilus influenzae. Simptomat jane dhimbje koke ne pjesen ballore (frontale), ne fytyre, rrjedhje hundesh. Diagnoza eshte klinike dhe trajtimi eshte simptomatik me antibiotike dhe dekongjestionante nazale. Komplikacione te rralla jane abceset lokale dhe cerebrale (te trurit).

Rhinitis

Simptomat e rinitit jane teshtima,rrjedhje hundesh e ujshme dhe bllokim nazal. Mund te ndodhe gjate gjithe  vitit dhe  mund te jete alergjik (alergenet) jane te ngjashme me ato te astmes ose jo-alergjik. Riniti sezonal alergjik ndodh gjate muajve te veres dhe shkaktohet nga alergjia ndaj barit dhe poleneve te luleve dhe nga nje varitet i sporeve te mykeve (si Aspergillus fumigatus) i cili rritet ne bimet e kultivuara. Diagnoza eshte klinike. Testet Skin-prick dhe matja e antitrupave IgE specifike ne serum me nje anamneze te detajuar klinike do te identifikoje antigenin shkaktar. Trajtimi perfshin menjanimin e alergeneve dhe antihistaminiket topike (lokale), dekongjestionantet dhe steroidet.

Faringiti akut

Viruset, vecanerisht nje nga grupi i Adenoviruseve, jane shkaktaret me te shpeshte te faringitit akut. Simptomat jane acarim i fytit dhe temperature te cilat jane te kalueshme dhe kerkojne vetem trajtim specifik. Faringiti i rende dhe persistent mund te jete nga infeksion bakterial,me shpesh invadues sekondare si Pneumokoku, Haemophilus influenzae dhe Staphylococcus aureus. Kjo kerkon trajtim te duhur me antibiotike.

Laringeotrakeobronkiti akut

Eshte zakonisht rezultat I nje infeksioni me nje nga viruset e parainfluenzes ose te fruthit. Simptomat jane me te renda ne femijen nen tre vjec. Edema inflamatore qe perfshin laringun shkakton nje ze te ngjirur, kolle me zhurme dhe stridor. Trakeiti jep nje dhimbje gjoksi djegese. Trajtimi eshte me oksigjen dhe inhalacion me avull, ne raste te renda edhe trakeostomi nqs nevojitet.

Gripi (Influenza)

Virusi i gripit i perket grupit te orthomyxoviruseve dhe ekziston ne dy forma kryesore -A dhe B. Siperfaqja e virusit mbulohet me hemaglutininen H dhe nje enzyme, Neuraminidase N, te cilat jane te rendesishme per ngjitjen ne epitelin respirator te bujtesit. Imuniteti njerezor zhvillon Antitrupa ndaj tyre. Influenza A ka aftesine ti nenshtrohet “shifteve” antigjenike dhe ndryshime te medha ne antigjenet H dhe N qe shoqerohen me infeksione pandemike te cilat mund te shkaktojne miliona te vdekur ne mbare boten. Ndryshimet me te vogla antigjenike “drifts”shoqerohen me epidemi me pak te renda.

Klinika

Pas nje periudhe inkubacioni 1 deri 3 dite ka nje shperthim te menjehershem me ethe, dhimbje muskulare (mialgji), dhimbje koke, acarim fyti dhe kolle e thate, e cila mund te zgjase disa jave. Trajtimi eshte zakonisht simptomatik me anti-inflamatore, pushim, lengje. Pneumonia eshte komplikacioni me i shpehte, virale ose pas nje mbinfeksioni bakterial.

Profilaksia

 Vaksina e gripit perdoret nga forma e virusit qe shkakton gripin. Eshte efektive ne me shume se 70 % te njerezve dhe imuniteti zgjat perreth  nje vit. Rekomandohet sidomos per njerezit me semundje kronike, te moshuarit dhe stafin mjekesor gjate nje pandemie.

 

 


Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2014 by DotNetNuke Corporation