Search
Sunday, October 26, 2014 ..::  Temat tona » ACNET E VJESHTES ::.. Register  Login
Text/HTML Minimize

AKNET E VJESHTES

 

Duket sikur dielli i veres i perthan, por ne sezonin e vjeshtes ato dalin perseri, te perkeqesuara dhe madje me te shumta ne numer.

Vjeshta eshte ne fakt stina ku aknet e fytyres dalin me problematike se ne stinet e tjera. Nuk i gjejme vetem tek adoleshentet por edhe tek personat rreth te dyzetave dhe tek ata njerez qe nuk kane pasur ndonjehere probleme te tilla.

Me shpesh shfaqen tek individet me lekure shume te yndyrshme, me rralle puçrrat dalin tek personat me lekure mikse apo ata me lekure te thate.

Perse rishfaqen aknet ne vjeshte?

Ndoshta se dielli ka perthare vetem puçrrat e siperfaqes. Duke vepruar ne menyre energjike, ka çrregulluar hidratimin e  gjendrave te yndyres dhe ka rritur ne keto te fundit prodhimin e yndyres (sebumit); kjo e ka bere lekuren edhe me te yndyrshme dhe ka favorizuar shfaqjen e puçrrave te tjera. Ky fenomen quhet “rebound”: dmth aknet dalin perseri !

 

Cilat jane shkaqet e shfaqjes?

Ne pergjithesi jane çrregullime te vogla hormonale qe çojne ne rritje te funksionit se gjendrave te yndyres ne fytyre. Por gjithsesi ka edhe shume shkaqe te tjera qe perkeqesojne situaten.

Nese puçrrat shfaqen ne shpine atehere shpesh eshte faji i stresit (lekura ne fakt e ndjen shume efektin e ankthit dhe te situatave stresante) ose nga ushqimi.

Nese puçrrat shfaqen tek balli atehere mund te jene te shkaktuara nga problemet e zorres (intestinit).

Kur puçrrat ndodhen ne zonen e mjekres si shkak mund te kemi pasur problemet me veshkat, ndersa kur ato shfaqen tek qafa do te thote qe grate per shembull jane afer menopauzes.

Dhe ne fund nese puçrrat jane te dukshme rreth gojes, problemi edhe ketu eshte hormonal. Gjinekologu edhe ne kete rast mund t'ju vije ne ndihme.

Dermatologu eshte gjithesesi mjeku me specialist, i cili do tju pershkruaj kuren e duhur. Sot nder me efikaset jane trajtimet ne forme kremi me baze acidi retinoik. Ky acid pastron ne thellesi lekuren me akne sepse heq pikat e zeza plotesisht.

Nese aknet ju kane dale dhe jeni ne moshen 40 vjec, acidi retinoik do tju ndihmoje edhe te luftoni rrudhat e moshes.

 

 


Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2014 by DotNetNuke Corporation