Te nderuar kolege farmaciste dhe ndihmesfarmaciste!
Te gjithe ne kemi ne duar tashme kodin e ri te etikes dhe deontologjise farmaceutike, statutin dhe rregulloret, te bazuar ne ligjin e Urdhrit te Farmacisteve. Keto jane dokumentet baze ne ushtrimin e profesionit te farmacistit, te ndertuara ne perputhje me standartet profesionale bashkohore dhe ne pershtatje me traditen teorike e praktike farmaceutike te vendit tone. Ne keto dokumente pershkruhen parimet, rregulloret dhe standartet e detyrueshme per tu respektuar e zbatuar nga çdo farmacist dhe ndihmesfarmacist ne çfaredo rrethane te ushtrimit te profesionit.
Ne shekuj, njerezimi e ka dashur dhe adhuruar farmacistin, ashtu sikurse edhe mjekun. Ne syte e tij ai lexon shpresen per jeten, perkushtimin, dashurine dhe respektin njerzor. Eshte detyra jone, qe ky adhurim e kjo shprese te mos veniten e te mos shnderrohen ne zhgenjim.
Puna dhe figura profesionale e çdo farmacisti matet e vleresohet e krahasuar me zbatimin e standarteve qe pershkruhen ne kodin e etikes dhe statutin e urdhrit te farmacistit. Per çdo shkelje dhe kundravajtje ndaj parimeve dhe rregullave te parashikuara nga keto dy dokumenta, Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise jep masa ndeshkimore te bazuara ne ligjin perkates.
Keshilli Kombetar i Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise ka mirepritur dhe pasqyruar te gjitha verejtjet e mendimet dhe pas materializimit te ndryshimeve, u shpreh mirenjohjet dhe konsideratat me te larta atyre qe kontribuan ne hartimin, perpunimin dhe miratimin e tyre me vendimin nr 6, date 18.05.2006.
Kryesia e Urdhrit te Farmacisteve shpreh mirenjohje dhe falenderime ndaj Ministrise se Shendetesise, per mbeshtetjen e madhe morale e materiale qe ka dhene ne ngritjen e funksionimin e ketij Urdhri, dhe gjithashtu ndaj kryesise se Urdherit te Mjekut per ndihmen e pakursyer dhene per hartimin e dokumentave baze te "Urdherit te Farmacisteve".
ARJAN JAUPLLARI
PRESIDENT I URDHRIT TE FARMACISTEVE