VITAMINA LIPOSOLUBILI
VITAMINA A
Quhet ndryshe edhe Retinolo. Vitamina A eshte e rendesishme per organizmin, per efektet e saj pozitive tek te parit (shikimi). Rezulton e nevojshme edhe per rritjen e zhvillimin e qelizave, per mbajtjen dhe integritetin e indeve epiteliale, qe perbejne lekuren dhe qelizat qe veshin pjeset e frymarrjes dhe tretjes.
Vepron nder te tjera edhe ne formimin e kockave dhe dhembeve, eshte thelbesore edhe per mbajtjen ne eficence te sistemit imunitar
BURIME NATYRALE TE VITAMINES A: Melcia, Vaji i melcise se peshkut, e Verdha e vezes, Qumeshti i paskremuar dhe derivatet (Gjalpi, Pana, Margerina).
Vitamina A mund te konvertohet ne organizmin tone nga karotenoidet, qe perberje kimike qe gjenden tek pigmenti i frutave te kuqe apo te verdha. Me famozi nga keto pigmente eshte β-carotene, i cili ka nje funksion antioksidant qe neutralizon Radikalet e lira dhe demet qe ato provokojne.
BURIME NATYRALE TE β-KAROTENIT (PROVITAMINES A): Karotat, Domatet, Specat.
MUNGESA E VITAMINES A
Shkakton sintoma tek epiteli i retines…
Sasia Ditore e Rakomanduar (RDA) per Vitaminen A eshte 1mg per te rriturin.
RDA per β-karotenin eshte deri 5 mg .
TOKSICITETI
Vitamina A behet toksike kur superon aftesine per tu lidhur me proteinen qe sherben per trasportimin e saj, keshtu qe qelizat ngelin te ekspozuara ndaj vitamines jo te lidhur. Efektet me te shpeshta jane: Cefale, nausea, dermatit.