VITAMINA K
Vitamina K eshte nje faktor shume i rendesishem per zhvillimin normal te procesit te koagulacionit te gjakut, sepse nderhyn ne sintezen e protrombines e cila eshte nje proteine thelbesore per procesin e koagulacionit, dhe te faktoreve VII, IX, X.
Vitamina K gjendet ne natyre ne disa forma te quajtura vit.K1-vit.K2-vit.k3. te cilat ndryshojne nga njera-tjetra shume pak nga ana strukuturore.
Mungesa e kesaj vitamine (AVITAMINOZI) shfaqet me zgjatjen e kohes se koagulimit te gjakut.
Vitamina K1 gjendet tek spinaqi, lakrat, dhe domatet.
Vitamina K2 eshte me origjine bakterike dhe tek njeriu sintetizohet nga flora bakterike intestinale ne sasi te mjaftueshme.
Vitamina K3 eshte me origjine sintetike.
Gjysma e nevojes ditore per vitaminen K garantohet nga djeta, ndersa gjysma tjeter prodhohet nga intestini.
Thithshmeria e saj nga dieta ndryshon nga njeri ne njeri dhe mund te shkoje nga 10-70 %.
Nje femije 1 vjec ka nevoje per 10 μg ne dite.
------/------ 3 vjec ka nevoje per 15 μg ne dite.
------/------ 4-6 vjec ka nevoje per 20 μg ne dite.
------/------ 7-10 vjec ka nevoje per 30 μg ne dite.
Nga mosha 15-24 vjec doza shkon deri ne 60 μg ne dite.
Per me te rritur doza ndryshon nga 80 μg ne dite tek burrat ne 65 μg ne dite tek grate.