VITAMINA B2 (RIBOFLAVINA)
Riboflavina si te gjitha vitaminat e grupit B eshte e treteshme ne uje eshte esenciale per shume funksione te metabolizmit, sidomos ato qe i perkasin indeve: mban ne fakt ne shendet te mire mukozat respiratore dhe digestive, si dhe kontribuon ne itegritetin e sistemit nervor, te lekures dhe te syve. Vitamina b2 aktivizon shume enzima ne organizmin tone.
Vitamina B2 gjendet ne majane e birres, ne te brendeshmet e vicit, tek djathi, pula, bajamet. Shperbehet nese lidhet me bikarbonatin e natriumit dhe duhet te kujtojme se nese eshte prezente me shumice ne organizem i jep nje ngjyre te verdhe urines.
Te rriturit (mbi 11 vjec) duhet te marrin ne dite rreth 1,8 mg (1,4 per grate shtatezana), per femijet doza ditore e keshilluar varion nga 0,5 tek te porsalindurit 1,4 mg ne dite per femijet deri ne 10 vjec.
Nder sintomat qe mund te verifikohen ne mungese te vitamines B2 jane problemet me lekuren dhe mukozat, krisje ne cepat e gojes, kruajtje rreth hundes, tek veshet, lekura e kokes, stomatite, djegje sysh dhe sensibilitet i tepruar ndaj drites.