VITAMINA B3 (NIACINA OSE VITAMINA PP)
Vitamina B3 njihet me emrin Niacina ose edhe me emrin Vitamina PP nga (Pellagra Prevenir factor). Eshte nje vitamine e treteshme ne uje, dhe eshte nje nga komponentet e dy koenzimave me te rendesishme ne organizmin tone : NAD dhe NADP). Vitamina B3 eshte thelbesore per mire funksionimin e sistemit tone nervor.
Burimet natyrale kryesore jane kikirikat, mishi i bardhe (gjeli i detit), vici, salmoni, toni, majaja e birres etj. Eshte nje nga vitaminat me stabile, eshte me rezistente ne kontakt me oksigjenin, nxehtesine apo driten.
Per disa eksperte sasia ditore qe nje i rritur duhet te marre ne vitamine B3 eshte rreth 14 mg per grate nga 11 vjec e larte dhe 18 mg per burrat nag 11 vjec e lart.
Disa studiues sygjerojne nje shtim te kesaj sasia per njerzit qe vuajne nga jo funksionimi i mire i metabolizmit si dhe hipertiroidizmi, per ata qe kane sforcime te medha fizike apo ata te cilet vuajne nga cirrozi hepatike, insuficenza e pankreasit apo diabeti.
Mungesa e vitamines B3 lidhet me humbjen e tonit muskular, digestion jo i mire i ushqimeve, probleme me lekuren, probleme me gengivet dhe gjuhen, dhimbje koke e shpeshte, te vjellta, irritabilitet etj.