Search
Tuesday, February 07, 2012 ..:: Vitamina H ::.. Register  Login
Vitamina H Minimize

VITAMINA H (BIOTINA)

Eshte nje vitamine e treteshme ne uje qe kontribuon ne formimin e acideve yndyrore dhe lehteson metabolizmin e aminoacideve dhe karbohidrateve. Eshte e dobisheme ne funksionimin e rregullt te palces kockore si dhe ne shendetin e lekures dhe flokeve.

Prodhohet ne sasi te vogel nga bakteret e flores intestinale. Biotina gjendet tek shume ushqime si majaja e birres, melcia e vicit, e kuqja e vezes, qumeshti i lopes dhe djathi, frutat e thata, gruri, orizi integral, lentikiet, bizelet, karotat, lule lakra, kerpudhrat etj.

Nevoja ditore e biotines eshte shume e reduktuar dhe studimet kane evidentuar nje nivel ditor : mbi 11 vjec rreth 0,1 mg ne dite.

Mungesa e biotines sinjalizohet nga problemet e lekures (dermatitet desquamative) dhe renie e flokeve. Kemi dhe nje sensazion te pergjithshem lodhje, pergjumesi si dhe dhimbje muskujsh.

 


Text/HTML Minimize
Jemi ne sherbimin tuaj 24 ore ne rast urgjencash duke telefonuar ne numrin: 0692126053

Copyright (c) farmacia babamusta   Terms Of Use  Privacy Statement
DotNetNuke® is copyright 2002-2012 by DotNetNuke Corporation