Kryerja e porosisë

3.A    Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.

3.B    Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e dorëzimit të produktit.

3.C    Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.

3.Ç    Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të Farmacise Babamusta online Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij, Telefonin, emailin si dhe fjalëkalimin e tij.

3.D    Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti.

3.DH    Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.

3.E    Informacionet e regjistruara nga sistemi i Farmacise Babamusta online shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Farmacise Babamusta online dhe Klientëve. Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit të Farmacise Babamusta