Çmimi

4.A    Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Farmacise babamusta janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

4.B    Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Farmacia do t’ia njoftojë gabimin Klientit dhe do të anullojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.

4.C    Farmacia ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.

4.Ç    Për çdo dërgesë krijohet fatura përkatëse e cila shërben, në rast se aplikohet, si garanci blerje dhe mund të printohet nga Klienti nga faqja e internetit e Farmacise.