Produktet

2.A    Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit www.farmaciababmusta.com. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të Farmacise është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë. Megjithatë, Klientët kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit.

2.B    Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet farmacise dhe Klientit. Farmacia nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.

2.C    Farmacia nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës së Farmacise. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Farmacia jone merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.

2.Ç    Farmacia jone ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.