Rregullorja e kthimit të produktit

11.A    Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.

11.B    Produkti duhet të kthehet në adresën: Farmacia Jurgen Babamusta, RRUGA ALEKSANDER GOGA, ND 119, H4 2003 DURRES me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar.

11.C    Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga Farmacia Babamusta.  

11.Ç    Klientit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Kostot e kthimit të produktit të kthyer janë në ngarkim të Klientit. Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të klientit.

11.D   Produktet promocionale dhe produktet me porosi nuk mund të kthehen nga Klienti në asnjë rast.