
ORARI
8:00 - 21:00
 |
|
Users On line
|
 |
|
 |
 |
Membership: |
 |
Latest:
doc.ES |
 |
New Today:
0 |
 |
New Yesterday:
0 |
 |
Overall:
32 |
 |
People Online: |
 |
Visitors:
1 |
 |
Members:
0 |
 |
Total:
1 |
Online Now:
|
|
|
|
|
L-KARNITINA, “GRIRESJA E YNDYRNAVE”
L-Karnitina e njohur me thjeshte si Karnitina eshte nje integrator ushqimor, nganjehere edhe i etiketuar si vitamina BT, e cila trasporton acidet yndyrore ne mitokondri, duke ndihmuar keshtu konsumin dhe eleminimin e yndyrnave ne organizem.
Eshte nje derivat i aminoacideve dhe mund te gjendet ne pothuaj te gjitha qelizat e organizmit, ajo eshte prodhuar kryesisht ne melci dhe ne veshka. Kemi te bejme me nje substance ushqyese e cila ka dy funksione kryesore. Nje eshte trasporti i acideve yndyrore me varg te gjate ne mitokondri, metabolizmi i te cileve prodhon bioenergji, ne menyre specifike ne muskujt e zemres dhe te skeletit. Funksioni tjeter eshte ai i eleminimit te acideve yndyrore me varg te mesem dhe te shkurter, sepse mud te nderhyjne me funksionimin normal te qelizave.
Rruga me natyrale e marrjes se Karnitines vjen nga konsumi mishit te kuq dhe derivateve te qumeshtit, por gjithesesi vegjetarianet mund te gjejne burime te mjaftueshme dhe ne grupe te tjera ushqimore. Burimet natyrore perfshijne: arrat dhe farat, legumet, zarzavatet si karciofi, asparagu, panxhari, brokoli, hurdha, majdanozi; frutat si: kajsia, apo banania, cerealet etj… nepermjet burimeve ushqimore perthithet rreth 60-75 % e Karnitines se disponueshme.
Si shtese ushqimore L-karnitina pershkruhet normalisht nga mjeku atehere kur pacienti vuan nga nje mungese relative e cila sjell lodhje dhe dobesi te pergjitheshme.
Personat te cilet mund te perfitojne nga L-Karnitina dhe derivatet e saj, jane ata cilet vuajne nga semundje te zemres; integratori mund te ndihmoje te ulet niveli i triglicerideve e/o te rritet niveli i HDL apo quajtur edhe kolesteroli i mire, si dhe ka veti anti-oksidante.
Acetil-L-karnitina mund te perdoret edhe ne kuren e problemeve qe lidhen me moshen si demenza, apo ne rastet e femijeve premature pasi ka edhe veti neuroprotektive.
Ndersa persa i perket simptomave qe manifestohen ne pacientet te cilet kane marre L-Karnitine, jane rregjistruar problem te lehta gastro-intestinale si nausea, te vjellta, krampe abdominale apo edhe diarre.
Gjithesesi, pjesa me e madhe e pacienteve nuk vuan nga keto efekte dytesore kur marrin L- Karnitine si integrator ne rruge endovene apo edhe ne rruge orale.
HIPERTENSIONI SI TA PARANDALOJME?
Ai person i cili eshte prekur nga hipertensioni apo ndonje semundje tjeter e eneve te zemres (koronare) duhet te kete me shume kujdes ne ushqimin e tij. Kjo pasi nje vakt shume i bollshem mund te rrise ne menyre domethenese rrezikun e nje infarkti. Modifikimi i dietes suaj eshte hapi i pare qe mjeku keshillon per te bere, ne menyre qe te parandaloje nje infarkt te mundshem si dhe te kuroje hipertensionin.
Mos konsumoni me shume se 6 gram kripe (NaCl) ne dite, Natriumi (Na) ne fakt favorizon rritjen e tensionit. Sasia e nevojshme ditore (2 gr) gjendet gjithesi tek vete ushqimet. Eshte vertetuar qe duke reduktuar konsumin e kripes dite pas dite presioni arterioz mund te zbres edhe me 10 mmHg. Kripa e gjelles mund te zevendesohet me 1 dietetik me pak Natrium (Na), i pasur me Kalium (K), nje mineral thelbesor ne nje diete kundra hipertensionit, pasi i lejon organizmit te eleminoje Natriumin (Na) dhe sherben per te mbajtur me elastike paretet e arterieve. Kripa me Kalium eshte nje lloj kripe e cila ju rekomandohet mbi te gjitha pacienteve qe marrin ilace me baze shkarkusi (diuretik), ilace te cilat modifikojne ekuilibrin e kriprave minerale qe jane prezent ne organizmin tone, ja pse Kaliumi punon per organizmin tone ne menyre qe ky ekuiliber te qendroje i pandryshuar. Eshte mire te evitohen ushqime te pasura me Natrium, si Buka, djathrat me kripe apo te tymosur, vezet, karcofi apo sedano. Nuk eshte mire te perdoren edhe konservat te pasura me kripe, me mire te zgjedhesh ato ushqime ne kuti te cilat e kane te shkruar permbajtjen me Natrium (Na), asnjehere sduhet te kalohet 140mg Na per porcion.
Duhet limituar konsumimi i ushqimeve qe permbajne acide yndyrore te ngopura si: gjalpi apo margarina, dhe te privilegjohen ushqimet si vaji ekstra i virgjer i ullirit apo vaji i misrit. Ndersa ushqimet qe permbajne acide yndyrore te ngopura kontribuojne te rrisin nivelin e kolesterolit ne gjak, nje faktor ky i cili favorizon fillimin e hipertensionit tek njerezit, acidet yndyrore te pangopura (te ashtuquajturit ω3) ushtrojne nje aksion mbrojtes mbi zemren apo mbi enet e gjakut.
Ajo qe duhet te konsumoni jane frutat dhe zarzavatet e fresketa, te pasura me vitamina dhe kripra minerale, si domatet, karotat, specat, kungujt e te gjitha zarzavatet e tjera te verdha apo te kuqe, te cilat jane te pasura me substanca antioksidante qe luftojne veprimin e radikaleve te lira, pergjegjese ne rritjen e yndyrnave te keqija (LDL).
Duhet te perdoren legumet (thjerrzat grosha etj) te thata apo te fresketa, peshku apo mishi i bardhe, buka apo makaronat te pregatitura pa kripe, orizi, soja, avena elbi, etj. Peshku ne vecanti nuk duhet te mungoje kurre ne tavolinen e personit i cili ka hipertension, por kujdes pasi frutat e detit apo arragostat jane te pasura me kolesterol.
Duhet reduktuar konsumi i pijeve alkolike, vera e kuqe eshte e lejuar me moderim (max 2 gota ne dite). Vera e kuqe ne krahasim me ate te bardhe eshte e pasur me tanine dhe flavonoide te cilat kane nje efekt mbrojtes ndaj zemres dhe arterieve.
Kafeja duhet preferuar dekafeinato (pa kafeine), gjithsesi eshte e ndaluar te pihen me shume se dy kafe ne dite.
KOLLA
Kolla eshte nje mekanizem mbrojtjeje per te eleminuar substancat irrituese nga rruget e frymarrjes (psh: pluhur, tym, trupza te huaj, gelbaze etj…). Ne vetvete nuk eshte nje semundje por nje shqetesim qe shoqeron shpesh semundje te tjera te cilat provokojne nje irritim te rrugeve te frymemarrjes dhe/apo nje prodhim te tepert muko apo gebaze (si psh: grip, azma, bronkiti, etj). Kolla eshte nje lloj mbrojtjeje dhe duke qene keshtu eshte mire, te konservohet si e tille dhe te jete sa me shume efikase, perndryshe do te kishim nje mekanizem natyral mbrojtjeje me pak per organizmin. Kjo nuk do te thote qe ta pranojme kollen si nje fakt normal,psh: kolla e mengjesit tek duhanpiresit nuk eshte nje gje normale, por nje shenje evidente e nje demit te vazhdueshem ndaj aparatit respirator i destinuar te perkeqesohet akoma me shume me kohen, nese nuk lihet duhani.
Si manifestohet?
Kolla e thate e karakterizuar nga mungesa e ekspektoratit, provokon irritim dhe djegie te fytit dhe te pjeseve me te larta te bronkeve. Ajo shpesh ka origjine alergjike.
Kolla e njome prodhon gelbaze e cila mund te jete e bardhe apo pa ngjyre, ose ne prezence te infeksionit e verdhe ne jeshile. Kjo kolle stimulohet nga vete gelbaza apo sekrecioni.
Cilat jane rreziqet?
Kolla mund te jete edhe simptome e nje semundjeje te rende ne mushkri apo ne zemer: nje kolle e forte per disa jave kerkon nje vizite mjeksore per te kuptuar originen, ashtu si dhe nje kolle qe manifestohet pas nje sforcimi fizik banal, si psh: ngjitja ne shkalleve, ne nje person mbi 50 vjec. Nje kolle e forte dhe e vazhdueshme mund te provokoje demtime ne personat qe vuajne nga zemra apo kane thyerje ne brinje apo ndonje problem tejter.
Cfare duhet bere?
Pini shume dhe shpesh (mbi te gjitha pije te ngrohta si caj, qumesht, dhe leng mishi) per reduktimin e irritimit te rrugeve te para te frymarrjes ne menyre qe te perfitohet nje zbutje te sekrecioneve.
Thithni avull dhe mbani nje lageshti te duhur ne ambientet ku qendroni, kontrolloni qe temperatura e ambienti ku qendroni te mos tejkaloje 20°C.
Mos pini duhan dhe mos qendroni ne ambjete ku pihet duhan. Mbi te gjitha mos pini duhan ne ambjente ku jetojne femije te vegjel pasi femijet e duhanpiresve vuajne ne nje numer me te madh ndaj problemeve me bronke ne krahasim me bashkemoshataret e tyre, prinderit e te cileve nuk jane duhanpires. Flini nese eshte e mundur “permbys” per te evituar qe gelbaza tju provokoje kolle gjate pushimit.
Ne pergjithesi eshte mire te evitohen ilacet qe qetesojne kollen: ne rastin e kolles se thate (pa gelbaze) ilacet mund te zgjasin ne kohe nje diagnoze tjeter. Ne rastin e kolles se njome (me gelbaze) ilacet pengojne eleminimin e sekrecionit te mikrobeve pergjegjes te infeksionit.
Perdorni ilace per qetesimin e kolles apo ekspektorant vetem ne rastet e kolles se fuqishme dhe pa gelbaze, apo ne paciente me semundje te tjera ne te cilet eshte mire qe te evitohen sforcimet e provokuara nga kolla apo ne rastet kur kolla pengon gjumin apo zhvillimin normal te punes.
Ilacet e automjekimit dmth ato ilace te cilat merren ne farmaci pa nevojen e recetes mjeksore mund te perdoren vetem per disa dite, ndersa per perdorimin e tyre me te zgjatur duhet te keshillohet mjeku. Eshte norme e mire te keshilloheni gjithmone nga mjeku apo farmacisti juaj i besuar ne marrjen e cdo ilaci. Disa ilace per kollen kane efekt sedativ per sistemin nervor prandaj duhet te kihet kujdes kur ngisni makinen apo punoni me mjete qe duhet kujdes apo shume refleks (psh mjete prehse etj…).
Pazientet diabetike duhet te kene kujdes te mos perdorin shurupe qe permbajne sheqer.
Mbani ilacet kundra kolles larg femijeve, pasi shija e tyre e mire mund te jene shkak e nje abuzimi nga femijet, te cilet mund te pijne sasi te tepruara.
Kur duhet ti drejtohemi mjekut?
Kur kolla vazhdon edhe pasi keni perdorur ilacet e automjekimit.
Kur ekspektorati apo gelbaze merr nje ngjyre te verdhe ne jeshile dhe keni shfaqje te temperatures, apo edhe kur ekspektorati ka shenja gjaku.
Kur kolla na vjen nga nje trup i huaj qe mund te kemi thithur apo pasi keni ngrene dicka, nje pesez e saj ka kaluar ne trake. Kjo mundesi duhet te kihet parasysh ne kollen qe shfaqet papritur tek femijet e vegjel.
Atehere kur kolla shfaqet ne menyre konstante pas sforcimeve jo shume te medha.
FARMACIA BABAMUSTA
HERPESI LABIAL - HERPESI I BUZEVE
Eshte nje infeksion i shkaktuar nga nje virus, i quajtur Herpes simplex, qe shfaqet ne pergjithesi tek buzet.
Si manifestohet?
Fillimisht ndjehet nje pickim i lehte dhe nje ndjenje nxehtesie tek vendi i skuqur i buzes. Ne pak ore formohen disa fllucka te vogla te mbushura me leng pothuaj transparent, te cilat japin nje dhimbje me intensitet ne rritje. Me pak te zakonshme jane flluckat tek faqet apo dhe tek qiellza.
Me vone, flluckat perthahen dhe formojne nje kore ne te verdhe qe zhduket ne 7-10 dite dhe pa nevojen e ndonje trajtimi.
Shfaqja e flluckave mund te perkoje me nje gjendje shendetsore jo te mire, pas nje temperature, pas fillimit te menstruacioneve,pas nje stresi, pas nje ekspozimi te forte ne diell, apo pas ngrenies se disa ushqimeve te vecanta. Infeksioni rishfaqet me lehtesi pasi virusi mbijeton ne brendesi te qelizave dhe nuk eliminohet as me perdorimin e ilaceve efikase kundra ketij virusi.
Ky lloj infeksioni eshte ngjites dhe mund te shperndahet edhe ne organet gjenitale apo edhe tek syte.
Cilat jane rreziqet?
Rreziku me i madh eshte kalimi i infeksionit tek syte apo ne brendesi te gojes.
Cfare duhet bere?
-
Mos aplikoni mbi herpes asnje krem qe permban substance te tipit kortizonik: nese jeni ne dyshim pyetni mjekun apo farmacistin tuaj.
-
Nese vuani shpesh nga herpesi i buzve, mbroni buzet tuaja me krem me me faktor te larte mbrojtes kur ekspozoheni ne nje diell te forte, apo dhe nese shkoni per ski.
-
Evitoni kontaktin e buzeve tuaja me trupin e personave te tjere, deri kur flluckat te jene zhdukur.
-
Evitoni ushqime shume te nxehta apo shume te ftohta te cilat mund te krijojne shqetesim ne zonat e infektuara.
Kur te drejtohemi tek doktori?
Nese ndjeni nje bezdi jo te zakonshme tek syte apo shenja inflamacioni tek goja.
Nese ndjeni temperature, apo nje gjendje jo te mire fizike apo vereni prani qelbi tek flluckat (mund te jete nje infeksion nga bakteret).
Ne rastet kur vereni te njejtat fllucka ne organet gjenitale.
|
 |
|
Partners
|
 |
|
 |
FARMACIA JUDRIAN
Rruga: A. Goga
Durres
Tel: 052-237386
FARMACIA A.BABAMUSTA
Perballe poliklinikes
Durres
Tel: 052-235197
ORTOPEDIA BABAMUSTA
Rruga: A Goga
Durres
Tel: 052-237386
|
|
|
 |
|
Balkanweb.com-news
|
 |
|
 |
Porti i peshkimit në Durrës
Bashkia kundër KRRTRSH
Në një deklaratë për mediat sot kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka kundërshtuar vendimin e djeshëm të KRRTRSH-së, duke e quajtur atë antiligjor, dhe që prek autonominë vendore.
Ardenica 2 ditë pa energji
elektrike, ndërprerje dhe
në Tepelenë
Ndërprerja e energjisë ka përfshirë kryesisht zonat ku ndodhen antenat televizive të vendosura në kodrat e Ardenicës si dhe në Gellavë të Tepelenës. Burime nga OSSH bëjnë me dije se energjia është ndërprerë nga persona të paautorizuar.
Jeta e vështirë e
familjes Marku, fëmijët
nisin shkollën pa libra
Tre fëmijë të një familjeje të varfër në Fushë Arrëz të Pukës, nuk arrijnë të ndjejnë emocionet dhe gëzimin e fillimit të vitit të ri shkollor. Shkak, përvec mungesës së kryefamiljarit i cili prej një viti rezulton i humbur, është mungesa e parave për të blerë libra dhe veshje të reja për shkollë. Familja Marku bën apel për ndihmë.
Burgaj: Ambjente
të sigurta në ditën
e fillimit të shkollës
Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2010, kreu i Policisë, renditi një sërë masash që Policia ka marrë për sigurimin e rendit në shkolla dhe të gjitha institucionet arsimore të të gjitha niveleve.
PS: Ministri Bode
të flasë me shifrat
e vërteta
PS reagoi sot pas deklaratës së ministrit të Financave Ridvan Bode, i cili ftoi në një konferencë për shtyp opozitën, që të lexojë shifrat dhe të kuptojë se ekonomia shqiptare ndodhet në ritmet e saj më të larta.
PR: Ligji për pronat
t'i nënshtrohet një
debatit
Partia Republikane nëpërmjet kryetarit të saj për Tiranën, Maksim Begeja kërkoi sot, që projektligji për pronat t'i nënshkrohet një debate të madh publik dhe parlamentar
PS: Bulku të rrëfejë
nese të shoqit iu dha
një HEC me koncension
Në një deklaratë për shtyp, nënkryetarja e grupit parlamentar socialist, Vasilika Hysi akuzoi deputeten Rajomonda Bulku se bashkëshorti i saj ka marrë koncension për ndërtimin e një hidrocentrali. "Rajmonda Bulku ti pergjigjet elektoratit. A është e vërtetë që bashkëshorti i saj ka marrë koncensione"
Kriza politike, Patozi
i shkruan Rucit për
fletët e votimit
Në një letër drejtuar dy ditë më parë kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, homologu i tij demokrat Astrit Patozi, kërkon që deputetët opozitarë ti drejtohen gjykatës së Strasburgut, apo asaj kushtetuese për të marre një vendim për ceshtjen e fleteve të votimit.
Ministri Bode: Të ardhurat janë
rritur, PS të lexojë shifrat
Nje dite pas kritikave te kreut te PS, Rama, Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në një konferencë të sotme për mediat se plani i të ardhurave për 8 muajt e parë të vitit është realizuar dhe se me keto ritme pritet parashikohet qe rritje te ardhurave per vitin tjeter te jete 4%.
PS: Ministri Bode të flasë me shifra te vërteta
Përplaset autobusi
Tiranë- Selanik, 1
i vdekur, 3 plagosen
Në aksin nacional Librazhd- Elbasan autobusi me pasagjerë u përplas me një kamion me targa kosovare. Në aksident u përfshi dhe një makinë e tretë.
|
|
|
|